Home ShowBiz Loredana paralajmëron, “Mos më shty..”
Loredana paralajmëron, “Mos më shty..”
0

Loredana paralajmëron, “Mos më shty..”

0
0

Reperja Loredana Zefi është vënë vazhdimisht në qendër të vëmendjes sidomos për marrëdhënien e saj me reperin Mozzik.

Ajo dhe këngëtari janë ndarë tashmë prej disa muajsh, megjithatë shpesh herë i shohim bashkë për hir të vogëlushes Hana e cila aktualisht po rri me të ëmën.

Loredana u përfol më herët për një lidhje me reperin Zuna, por në fakt rezultoi që ishin thjesht thashetheme, të paktën këtë tha Zuna në një status të pak muajve më parë ku pranoi se me Loredanën janë miq të mirë dhe asnjë gjë më tepër.

Ndërkaq Loredanën e kemi parë herë pas herë me disa dedikime të dyshimta, të cilat duket sikur i drejtohen dikujt.

I tillë është edhe një postim i fundit ku këngëtarja shkruan: “Mos më nxit”, duke mos sqaruar asnjë gjë tjetër se kujt i drejtohet.

loredanaaaa

Link: https://www.instagram.com/loredana/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8t-myIl4Fe/