Këngëtarja shqiptare rezulton pozitive me COVID-19, ja gjendja e saj
Këngëtarja e njohur Adelina Thaçi ka rezultuar pozitive me COVID-19.
Lajmin e dha vetë ajo përmes një statusi në facebook ku tregoi madje edhe simptomat e sëmundjes.
Këngëtarja tregoi se gjatë këtyre ditëve ka ndier lodhje të madhe trupi, dhimbje koke e qafe, temperaturatë deri në 37,5, por nuk kishte humbje të shijes dhe nuhatjes.
Ajo ka reaguar gjithashtu edhe ndaj personave që e fshehin sëmundjen dhe dalin pa masa mbrojtjëse duke vënë në rrezik jetën e personave përreth.
Këngëtarja tha se pas simptomave ju nënshtrua testit dhe rezultoi pozitive, ndërsa ju bëri thirrje të gjithë njerëzve që të tregohen të përgjegjshëm dhe të mos e fshehin që janë me COVID-19.
Link: https://www.facebook.com/adelina.t.meta
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/person-holding-syringe-3952224/