Home ShowBiz Almeda nuk mund të ishte më e lumtur se kaq, Efehan i bën dhuratën më të bukur
Almeda nuk mund të ishte më e lumtur se kaq, Efehan i bën dhuratën më të bukur
0

Almeda nuk mund të ishte më e lumtur se kaq, Efehan i bën dhuratën më të bukur

0
0

Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj, aktori turk Tolgahan Saysman janë bërë prindër të një djali më shumë se një vit më parë.

Ardhja në jetë e vogëlushit Efehan solli shumë gëzim në familjen e tyre dhe ata të dy ndajnë herë pas here me fansat në rrjetet sociale momentet më të bukura familjare.

Vogëlushi Efehan tashmë është rritur dhe ka filluar madje të surprizojë të ëmën me dhurata.

Almeda ka postuar në instagram një lule të vogël të verdhë të cilën po e rrotullon në dorë, ndërsa shkruan se lulen ja ka dhënë Efehan si dhuratë për mami Almedën.

Aktori turk dhe modelja shqiptare u martuan dy vite më parë në një ceremoni shumë të veçantë në Miami të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dasma e tyre organizuar në 25 vjetorin e Almedës tërhoqi vëmendjen e të gjitha mediave të cilat i bënë jehonë këtij evenimenti.

Link: https://www.instagram.com/almeda92/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CBi8cjSlm9x/