Ministria: “Situatë serioze në spitalin infektiv”, numri i rasteve të reja vijon të rritet
0
0
Dy persona kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit të prekur nga COVID-19, një 64 vjeçar nga Shkodra dhe një 63 vjeçar nga Elbasani.
Ndërkaq gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar 96 raste të reja shumica në Tiranë.
Sipas Ministrisë situata në spital paraqitet serioze ku ndodhen aktualisht 90 të shtruar, 10 në terapi intensive dhe 5 të intubuar në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkaq gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 48 qytetarë duke e çuar në 2062 numrin e personave të shëruar që prej fillimit të epidemisë.
Në vendin tonë sipas të dhënave numërohen 1508 persona aktiv, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë dhe Durrës.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=pq9LveZ4yBs
Burimi i fotos: https://new.shendetesia.gov.al/