Këngëtarja Tuna feston sot ditëlindjen dhe mund të mos ta besoni, por mbush plot 35 vjeç.
Edhe pse nuk e tregon aspak moshën, këngëtarja ka lindur në 14 korrik të 1985 dhe sot ka marë shumë mesazhe nga miq dhe fansa të saj të cilët i kanë uruar jetë të gjatë dhe të lumtur.
Mes mesazheve të shumta ajo që të bie në sy është edhe një urim special nga Patris Berisha i cili ka postuar në instagramin e tij një foto ku e shohim duke u puthur me Tunën ndërsa shkruan: “Urime shpirt, u bëfsh edhe 100, kështu veç duke u puthur me mua”
Tuna dhe Patrisi janë të martuar prej disa vitesh dhe bashkë kanë një djalë.
Kohët e fundit të shumta kanë qenë thashethemet për një ndarje mes tyre, por pavarësisht zërave ata të dy kanë treguar se vazhdojnë të jenë bashkë gjithnjë e më të dashuruar me njëri tjetrin.
Link: https://www.instagram.com/patrisberisha/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B_sxm1tFAI3/