Home ShowBiz Një super hit po vjen, Luana zbulon prapaskenat e bashkëpunimit më të famshëm
Një super hit po vjen, Luana zbulon prapaskenat e bashkëpunimit më të famshëm
0

Një super hit po vjen, Luana zbulon prapaskenat e bashkëpunimit më të famshëm

0
0

Luana Vjollca ka udhëtuar së bashku me stafin e saj drejt Spanjës për të realizuar bashkëpunimin me këngëtarin e njohur spanjoll Jay Santos.

Këngëtari ishte një ditë më parë në Tiranë ku ka kërkuar një bashkëpunim me Luanën e cila ka pranuar dhe tashmë janë gati për të sjellë një tjetër hit shpërthyes.

Ishte vetë këngëtari që e ka ftuar Luanën të bashkëpunojnë për një këngë me ritme latine, por që do të përmbajë edhe strofa në gjuhën shqipe.

Luana ka postuar në instagramin e saj disa video nga prapaskenat e xhirimit të klipit të ri, ndërsa shohim këngëtarin që mban në duar në bluzë me flamurin shqiptar, ndërsa dëgjohet të përshëndesë në gjuhën shqipe.

Ky nuk është bashkëpunimi i parë i Luanës me emra të njohur të muzikës.

Një vit më parë ajo solli një bashkëpunim shumë të suksesshëm me australianin Fayde një këngë që pati super sukses dhe që vazhdon të dëgjohet dhe preferohet nga fansat e moderatores dhe këngëtarit.

https://www.instagram.com/p/CCuOcwpHktV/

Link: https://www.instagram.com/p/CCuOcwpHktV/

Link: https://www.instagram.com/luanavjollca/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B96hiHKHsPR/