Home ShowBiz Me zorën e ujit në dorë, Ajka ujit Besin me gjithë telefon
Me zorën e ujit në dorë, Ajka ujit Besin me gjithë telefon
0

Me zorën e ujit në dorë, Ajka ujit Besin me gjithë telefon

0
0

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezai u bënë prindër të një vajze dy vite më parë.

Ata i kemi parë së fundit të postojnë shpesh herë foto dhe video me vogëlushen e cila gjithmonë arrin të tërheqë vëmendjen.

Këtë herë Ajka ka vendosur të luajë me zorrën e ujit dhe në vend që të ujisë barin, vendos të ujisë Besin me gjithë telefon.

Aktori ka qenë duke filmuar të bijën e cila e ka drejtuar ujin nga i ati duke e lagur si atë edhe telefonin.

Gjatë videos Besi dëgjohet të thotë “Jo babës o Ajka”, ndërsa largohet me vrap për ti shpëtuar ujit, por vogëlushja duket se nuk ka në plan të ndalet.

Ajo vazhdon ta drejtojë e lumtur dhe pa u shqetësuar fare ujin nga Besi edhe pse ai largohet me vrap.

Kjo video është shumë e këndshme dhe ka shkaktuar reagime dhe komente plot humor mes miqve dhe fansave të aktorit.

https://www.instagram.com/p/CDHJ4h-HTuF/

Link: https://www.instagram.com/p/CDHJ4h-HTuF/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B_iIuVun5W8/