Këngëtari Ledri Vula ishte i ftuar këtë të diel në “E diell” në “Top Channel”, ku foli për herë të parë për shtatëzaninë e saj, raportin e tij me të dhe planet për dasëm.
Por një detaj i veçantë tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.
Moderatorja Fjoralba Ponari i kërkoi Ledrit që të bënte një gjest romantik duke qenë se ai mbahet për një djalë romantik.
Këngëtari çohet, shkon pranë Fjoralbës dhe e puth në faqe duke shkaktuar habi dhe komente të ndryshme mes fansave.
Një prej ndjekësve e ka pyetur moderatoren nëse puthte mirë Ledri dhe ajo është detyruar të sqarohet duke thënë: “Po të kthej të njëjtën përgjigje që i ktheva edhe një mesazhi në dm. Jeta do të ishte më e lehtë për të gjithë ne, sikur të bënit edhe ju diferencën mes shoët dhe jetës reale”
Ledri dhe Sara do të bëhen shumë shpejt prindër për herë të parë.
Këngëtari e zbuloi së bashku me partneren e tij që janë në pritje të një vajze në mënyrën më të bukur të mundshme.
Ata kanë çarë përpara të gjithëve një tullumbac nga I cili dalin pupla ngjyrë rozë.
https://www.instagram.com/p/CDG4rZ6A552/Link: https://www.instagram.com/p/CDG4rZ6A552/
https://www.instagram.com/p/CDGuwychyFE/Link: https://www.instagram.com/p/CDGuwychyFE/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B9w-oU4BWyy/, https://www.instagram.com/p/CCGlH9hAsoE/