Home ShowBiz Instagrami dhe realiteti, Klea tregon ndryshimin për një nënë me dy super foto
Instagrami dhe realiteti, Klea tregon ndryshimin për një nënë me dy super foto
0

Instagrami dhe realiteti, Klea tregon ndryshimin për një nënë me dy super foto

0
0

Klea Huta dhe Elgit Doda u bënë prindër të një djali një muaj më parë.

Ata vendosën ta quajnë djalin Krid dhe vetë Klea ka ndarë me ndjekësit e saj disa foto shumë të bukura me të birin.

Së fundmi ajo ka treguar se si është në të vërtetë jeta e një nënë të re në ndryshim nga instagrami duke e ilustruar me dy foto shumë të veçanta

Në foton e parë ajo shfaqet në makinë duke buzëqeshur pranë të birit, ndërsa në foton e dytë shfaqet po në makinë duke ushqyer të birin me gji.

“Instagrami dhe jeta reale, 1 apo 2”, shkruan ajo krahas fotove duke treguar se përtej fotove të bukura në instagram, kujdesi dhe rritja e një fëmije nuk është e thjeshtë.

Fotot janë pëlqyer shumë nga fansat dhe miqtë e Kleas, por padyshim më e preferuara mbetet fotoja e dytë kur Klea ushqen vogëlushin me qumësht gjiri.

https://www.instagram.com/p/CDHdW7IpvDs/

Link: https://www.instagram.com/p/CDHdW7IpvDs/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CBA4WK-JIr0/