Home ShowBiz “Mos u bëj budalla..”, Alketa mesazh nga Italia në mes të pandemisë
“Mos u bëj budalla..”, Alketa mesazh nga Italia në mes të pandemisë
0

“Mos u bëj budalla..”, Alketa mesazh nga Italia në mes të pandemisë

0
0

Moderatorja Alketa Vejsiu ndodhet aktualisht në Firenze të Italisë nga ku ka dhënë një mesazh të rëndësishëm në këtë periudhë pandemie.

Ajo ka postuar një foto me maskë ndërsa i fton të gjithë të vendosin maskat duke mbrojtur veten dhe të tjerët.

Moderatorja tregon se si në Itali janë të gjtihë me maskë sidomos në ambjente të mbyllura ku vendosja e maskës nuk diskutohet.

“fushatë për vendosjen e maskës. Është serioze. Nga qyteti në Fshat, Italia pas asaj që kaloi na mëson që duhet ta marrim vërtetë seriozsith këtë situatë. Nuk pashë askënd pa maskë, në mjedise të mbyllura nuk diskutohet. Edhe në Shqipëri të gjitha bizneset serioze kanë vendosur sterilizues në hyrje e kanë detyrim maskën. Bravo. Ftoj të gjithë ata që janë aktiv në instagram të promovojnë sa më shumë këtë masë të domosdoshme por thuajse të neglizhuar në vendin tonë. Maska nuk është tendencë as opsion, është detyrim qytetar. Mbro veten dhe tjetrin, mos bëj si I fortë, mos u bëj as budalla. Vdelje dhe sëmundja nuk përzgjedhin”, shkruan ndër të tjera Alketa në një foto të saj me maskë nga Firence.

https://www.instagram.com/p/CDeurrknRvc/

Link: https://www.instagram.com/p/CDeurrknRvc/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8_5yaRHPaK/