0
0
Moderatorja sportive Vilma Masha në fund të vitit që shkoi u bë nënë për herë të parë.
Ajo dhe bashkëshorti i saj u bënë prindër të një vajze, të cilën vendosën ta quajnë Sia.
Sot vogëlushja është rritur dhe për herë të parë Vilma feston ditëlindjen me një tjetër status dhe me të bijën në krah.
Moderatorja ka postuar për herë të parë një foto ku prezanton të bijën, ndërsa i uron vetes “Gëzuar ditëlindjen”.
Ajo dhe e bija janë veshur njësoj me fustan të verdhë dhe Vilma është e ulur në një lisharëse ndërsa e mban të bijën në duar.
Kjo është fotoja e parë, ku Vilma tregon portretin e së bijës dhe të dyja duken kaq të këndshme pranë njëra tjetrës.
Link: https://www.instagram.com/vilmamasha/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CB5jeuIFLoJ/