Modelja e njohur Ashley Graham pak kohë më parë u bë nënë e një djali dhe pavarësisht disa kilogramëve më shumë, ajo nuk e ka pasur asnjëherë problem të ekspozojë trupin e saj zhveshur.
Në një foto të postuar së fundmi në instagram Ashley pozon e shtrirë në shtrat e gjitha e zhveshur ndërsa pranë saj ndodhet i biri që ka ardhur në jetë së fundmi.
Ajo ka pozuar për revistën “Elle” dhe pavarësisht kilogramëve apo celulitit nuk e ka aspak problem të shfaqet ashtu siç është, ndërsa ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve dhe veçanërisht të femrave të cilat e kanë komplimentuar si për foton ashtu edhe për guximin.
Në këtë foto shumë të veçantë ajo shfaqet duke buzëqeshur, ndërsa ka kapur dorën e vogëlushit.
https://www.instagram.com/p/CDbxTG7jPLK/Link: https://www.instagram.com/p/CDbxTG7jPLK/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B_VrY7Zj_IA/