Home ShowBiz Pas lajmeve për martesë, reagon Dafina, këngëtarja i befason të gjithë
Pas lajmeve për martesë, reagon Dafina, këngëtarja i befason të gjithë
0

Pas lajmeve për martesë, reagon Dafina, këngëtarja i befason të gjithë

0
0

Lajmi për martesën e këngëtares Dafina Zeqiri pushtoi të gjitha mediat online disa ditë më parë.

Duke u nisur nga disa foto të saj veshur si nuse dhe komentet e Dj Geek I cili e quante nusen më të mirë, në media u arrit deri aty sa të aludohej se këngëtarja kishte planifikuar martesën e në disa raste madje u ngritën dyshime se mund të ishte edhe shtatëzane.

Por duket se të gjitha këto lajme i ka lexuar edhe Dafina e cila ka vendosur të bëjë pak ironi duke postuar në instagram disa nga lajmet që shkruheshin për të duke shkruar: “ Faleminderit për fejesën, faleminderit për martesën, caktoni datën dhe çomani ftesën”,shkruan ajo ndërsa ka shkaktuar të qeshura dhe komente plot humor mes miqve dhe fansave të saj.

Dafina pati një lidhje të shkurtër me DJ Geek, por që përfundoi brenda pak kohësh dhe këngëtarja tha atëherë se nuk mund të shkonte bashkë dashuria me profesionin, kështu që zgjodhi këtë të fundit, duke ruajtur një raport shumë të mirë me DJ Geek.

https://www.instagram.com/p/CEB3CVNBr5d/

Link: https://www.instagram.com/p/CEB3CVNBr5d/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CD8rV4IBoAF/