Aktorja e njohur Olta Gixhari do të bëhet shumë shpejt nënë për herë të parë.
Ajo është në muajin e nëntë dhe në pritje të një djali.
Oltën e kemi parë shpesh herë të postojë foto me barkun e rrumbullakosur, duke ndarë me fansat dhe miqtë thuajse çdo hap të shtatëzanisë së saj.
Aktualisht që pritjes po i vjen fundit, Olta ka vendosur të ndajë me miqtë në instagram disa nga rrobat e bebit.
Ajo pozon përpara dollapit plot me rroba për vogëlushin, ndërsa në dorë mban një trupore të bardhë në të cilën shkruhet: “Unë e dua babin”.
“Kurrë më parë valixhe më të bukur nuk kam përgatitur. Mezi presim të të kemi në krahët tonë i vogli jonë. Mami dhe babi janë të çmendur pas teje”, shkruan Olta krahas fotos.
Olta vazhdon të jetë në Spanjë së bashku me partnerin e saj ku pritet të lindë djalin e saj.
https://www.instagram.com/p/CEHNIphn–x/Link: https://www.instagram.com/p/CEHNIphn–x/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CCvm84jH5hs/