Home ShowBiz Si kurrë më parë, Alketa prezanton fëmijët, “Piktura më e bukur e jetës time”
Si kurrë më parë, Alketa prezanton fëmijët, “Piktura më e bukur e jetës time”
0

Si kurrë më parë, Alketa prezanton fëmijët, “Piktura më e bukur e jetës time”

0
0

Alketa Vejsiu është mjaft aktive në rrjetet sociale ku e shohim të ekspozojë vazhdimisht jetën e saj profesionale.

Ndërsa lidhur me jetën private ajo është treguar gjithmonë shumë e rezervuar.

Në rrjetet e saj sociale nuk të zënë sytë asnjë foto me bashkëshortin apo fëmijët, të cilët ka dashur gjithmonë ti mbajë larg vëmendjes së medias.

Por në një foto të postuar së fundmi në instagram Alketa me një foto shumë të bukur që ngjan si një pikturë ka prezantuar nga larg fëmijët e saj.

Vajza e saj dhe djali ndodhet në një kanoe në mes të detit ku djali është ulur, ndërsa vajza në këmbë.

Portreti i tyre nuk duket, pasi janë fotografuar nga larg, megjithatë fotoja është shumë e bukur dhe unike.

“Piktura më e bukur e jetës time”, shkruan Alketa krahas fotos ndërsa shohim se ka marrë shumë komplimenta nga miq dhe fansa për këtë foto unike të fëmijeve.

https://www.instagram.com/p/CEEkyNunRnn/

Link: https://www.instagram.com/p/CEEkyNunRnn/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CBEAdP2HeN1/