Home ShowBiz Chiara Ferragni flet shqip, Influencuesja e famshme jep mesazhin e veçantë…
Chiara Ferragni flet shqip, Influencuesja e famshme jep mesazhin e veçantë…
0

Chiara Ferragni flet shqip, Influencuesja e famshme jep mesazhin e veçantë…

0
0

Influencuesja më e famshme italiane Chiara Ferragni ka një miqësi shumë të ngushtë me këngëtaren e njohur shqiptare Dua Lipa.

Ato i kemi parë shpesh herë bashkë sidomos kur Chiara udhëton drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ose kur Dua ndodhet në Itali.

Në 25 vjetorin e ditëlindjes së saj nuk mund të mungonte urimi i Chiarës për mikeshën e saj.

Ajo ka postuar në instagram një foto ku pozon me Duan ndërsa krahas fotos shkruan fillimisht në anglisht: “Gëzuar ditëlindjen kësaj vajze ëngjëll, shpresoj të të shoh sa më shpejt”

Më pas ajo i është drejtuar edhe me një urim në gjuhën shqipe: “U bëfsh 100 vjeç zemër”, shkruan ajo krahas urimit në anglisht.

Dua feston sot 25 vjetorin e lindjes dhe të shumtë janë miqtë dhe fansat që e kanë uruar.

Ajo ndodhet larg familjes, por ka marrë prej tyre urimet më të bukura.

https://www.instagram.com/p/CEMAAAupd2h/

Link: https://www.instagram.com/p/CEMAAAupd2h/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CD0ug3Pp7b-/