Reperi Stresi dhe partnerja e tij Kejsi janë vënë vazhdimisht në qendër të vëmendjes për shkak të raportit të veçantë që kanë më njëri tjetrit.
Ata janë përfolur vazhdimisht për ndarje dhe rikthime të vazhdueshme tek njeri tjetrit.
Në një intervistë të fundit, reperi tha se ka rreth një vit që nuk shihet me Kejsi, por mban kontakte të vazhdueshme me të.
Ai shtoi gjithashtu se dashuria mes tyre ekziston dhe shumë madje, por gjithçka mbetet për t’u parë.
Ndërkaq në një status të postuar së fundmi në instagram ai ka shkruar: “Ditën që do të të shoh në sy, krejt botën kam me ta thy. Për kry”.
Nuk e dimë nëse këto fjalë janë një dedikim për Kejsin, apo janë shkëputur nga kënga e tij e fundit që pritet ta publikojë shumë shpejt në bashkëpunim me këngëtaren e re Melisa Halilaj.
Kënga titullohet “A t’ka marr malli” dhe ka qenë vetë Stresi që njoftoi një ditë më parë se kënga përfundoi, por ende nuk e ka treguar se kur do ta publikojë.
Link: https://www.instagram.com/stresi/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B9xIyllJdve/, https://www.instagram.com/p/B6_dq0mgfPo/