Home ShowBiz “Ta nxjerr idiotin nga hundët..”, Romeo “hakmerret” ndaj Jonidës
“Ta nxjerr idiotin nga hundët..”, Romeo “hakmerret” ndaj Jonidës
0

“Ta nxjerr idiotin nga hundët..”, Romeo “hakmerret” ndaj Jonidës

0
0

Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj janë gjithnjë e më shumë aktive në rrjetet sociale ku ndajnë me fansat momente nga koha që kalojnë së bashku.

Ata i kemi parë të kërcejnë, të darkojnë, të bëjnë shopping dhe pushime së bashku.

Tashmë gjithnjë e më tepër i shohim të dashuruar me njëri tjetrin dhe të pandarë.

Por sigurisht që kanë edhe momentet e tyre, sidomos kur Romeo mendon që ta trembë apo ti punojë ndonjë reng Jonidës.

Aktori ka postuar në instagram një video ku shfaqet duke trembur Jonidën ndërsa është duke ngajtur makinën.

Jonida që nuk e ka mendjen e quan idiot dhe Romeo shkruan: “Për të gjithë ata që e njohin si princeshën gojëmbël, kjo është Jonida e vërtetë”

Ndërsa në një video tjetër ai vazhdon të trembë Jonidën ndërsa shkruan: “Ta nxjerr idiotin nga hundët”.

Por këtë herë Jonida reagon duke qeshur duke i thënë Romeos nëse është normal.

Link: https://www.instagram.com/romeoveshaj/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8otxy6FwD2/https://www.instagram.com/p/B4kb_fyHByz/