Home Lifestyle Përfitimet e një dushi me ujë të ftohtë, ja përse duhet ta provoni patjetër
Përfitimet e një dushi me ujë të ftohtë, ja përse duhet ta provoni patjetër
0

Përfitimet e një dushi me ujë të ftohtë, ja përse duhet ta provoni patjetër

0
0

Nëse nuk e keni provuar asnjëherë të bëni një dush me ujë të ftohtë ndoshta pasi të lexoni përfitimet që sjell me siguri do e provoni.

Një dush me ujë të ftohtë i bën shumë mirë lëkurës dhe flokëve duke i rigjeneruar.

Sipas ekspertëve nëse bën një dush me ujë të ftohtë çdo ditë ndihmon si fillim në një qarkullim më të mirë të gjakut si dhe një rigjenerim të trupit duke ju bërë të ndiheni shumë më energjikë dhe të gatshëm për të përballuar një ditë të lodhshme pune.

Përveç kësaj një dush me ujë të ftohtë është shumë i mirë për ta mbajtur lëkurën të freskët dhe për t’u dukur më të ri se zakonisht.

Dushi me ujë të ftohtë I jep gjithashtu shkëlqim flokëve si dhe minimizon poret e fytyrës, gjithashtu ndihmon për të larguar irritimet e lëkurës.

Nga ana tjetër një dush me ujë të ftohtë ndihmon në reduktimin e stresit, duke ju bërë të ndiheni më mirë dhe gjithashtu me energjikë pasi shërben gjithashtu për të relaksuar muskujt.

Një tjetër përfitim nga dushi me ujë të ftohtë është se stimulon humbjen në peshë.

Duke parë gjithë këto përfitime ju këshillojmë ta provoni pasi është terapia më e mirë kundër plakjes dhe sidomos kundër stresit.

Link: https://www.medicaldaily.com/benefits-cold-showers-7-reasons-why-taking-cool-showers-good-your-health-289524

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/black-shower-head-switched-on-161502/