Moderatorja Luana Vjollca ka nisur sot punën për sezonin e ri televiziv në “Top Channel”.
Ajo ka shpërndarë disa video e foto nga zyra dhe dhoma e grimit së bashku me Rezartin dhe Fifin teksa ju kërkon fansave që ti urojnë fat.
Ata të tre janë veshur dhe po grimohen si fëmijë të vegjël e madje gjatë videos shihet teksa flasin si fëmijë.
Nuk e dimë se çfarë do të sjellë pjesa e parë e sezonit të ri të spektaklit “Shiko kush luan”, por me siguri do të jetë një hapje shumë e bukur dhe një surprizë për të gjithë ata që mezi e prisnin rikthimin në ekran të “Shiko kush luan”
Luana sapo ka korruar një tjetër sukses në fushën e muzikës.
Pak javë më parë ajo publikoi këngën “Locos”, me Jay Santos një bashkëpunim që rezultoi shumë i suksesshëm duke rrëmbyer miliona klikime në pak kohë.
Link: https://www.instagram.com/luanavjollca/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CDmIB4CHGep/