Home ShowBiz Sherr në dalje të lokalit, Besi “përplaset” me futbollistin e njohur Sokol Cikalleshin
Sherr në dalje të lokalit, Besi “përplaset” me futbollistin e njohur Sokol Cikalleshin
0

Sherr në dalje të lokalit, Besi “përplaset” me futbollistin e njohur Sokol Cikalleshin

0
0

Aktori Bes Kallaku është dalluar gjithmonë për bujarinë e tij dhe këtë e kanë treguar shpesh edhe miqtë me të cilët shoqërohet.

Mbrëmjen e djeshme ai së bashku me Xhensilën dhe Ajkën kanë darkuar me futbollistin e njohur Sokol Cikalleshi dhe familjen e tij.

Mirëpo në fund të darkës ata me shaka kanë bërë një sherr me njëri tjetrit se kush do të paguante darkën.

Ka qenë Xhensila ajo që i ka filmuar në dalje të lokalit duke u përpjekur të pengojnë njëri tjetrin për të shkuar drejt kamarierit për pagesën.

“Po kalonim mirë deri në momentin që njëri u çua për të paguar”, shkruan Xhensila duke i bërë tag të dy.

Në sfond dëgjohet këngëtarja e cila duke qeshur po thotë: “Besi trëmbët gocat”, ndërsa më pas përpiqet t’ju shpjegojë vajzave që ata të dy në fakt janë duke luajtur dhe nuk janë duke u zënë.

Link: https://www.instagram.com/bes_kallaku/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CD13Cy5BnIa/https://www.instagram.com/p/ByBQUX-AvvA/