Home ShowBiz Rikthehet Ed Sheeran dhe i befason të gjithë me lajmin më të bukur
Rikthehet Ed Sheeran dhe i befason të gjithë me lajmin më të bukur
0

Rikthehet Ed Sheeran dhe i befason të gjithë me lajmin më të bukur

0
0

Këngëtari Ed Sheeran njoftoi në fund të vitit që shkoi se do të shkëputej për pak kohë nga muzika dhe nga rrjetet sociale për t’ju përkushtuar udhëtimeve, shkrimit dhe leximit.

Lajmi i trishtoi disi fansat e tij, sidomos për faktin që këngëtari nuk do të sillte më për ca kohë projekte muzikore.

Sot pas më shumë se 9 muajsh, këngëtari është rikthyer në instagram për të dhënë lajmin më të bukur.

Ai dhe partnerja e tij janë bërë prindër për herë të parë pas ardhjes në jetë të vajzës së tyre.

Këngëtari ka postuar foton e një palë çorapeve të vogla ndërsa shkruan:”

Përshëndetje, një mesazh të shpejt nga unë meqë kam disa lajme personale që do të doja ti ndaja me ju. Javën e kaluar me ndihmën e një skuadre të mrekullueshme, Cherry lindi vajzën tonë të bukur dhe të shëndetshme Lyra Antarctica Seaborn Sheeran. Ne jemi plotësisht të dashuruar me të. Si mami ashtu edhe vajza janë shumë mirë. Shpresoj të respektoni privatësinë tonë. Ju dërgoj shumë dashuri dhe shpresoj të shihemi kur të jetë koha për t’u kthyer”, shkruan ai krahas fotos ku jep lajmin e rëndësishëm.

Këngëtari ka marrë pafund urime nga miq dhe ndjekës të tij, të cilëve ju ka bërë shumë përshtypje edhe emri i veçantë që ata të dy kanë zgjedhur për vajzën.

https://www.instagram.com/p/CEliNEOBw3O/

Link: https://www.instagram.com/p/CEliNEOBw3O/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3AL8OuhHy6/