Home ShowBiz “Të dua Ron..”, në ditëlindjen e saj, këngëtarja i drejton vetes urimin më special
“Të dua Ron..”, në ditëlindjen e saj, këngëtarja i drejton vetes urimin më special
0

“Të dua Ron..”, në ditëlindjen e saj, këngëtarja i drejton vetes urimin më special

0
0

Një urim vetes dhe disa foto nga fëmijëria është mënyra më e mirë për të festuar ditëlindjen.

Kështu e ka menduar 31 vjetorin e saj këngëtarja Ronela Hajati e cila ka postuar disa foto në instagram nga fëmijëria ndërsa e shoqëron me një mesazh unik drejtuar vetes.

“Gëzuar ditëlindjen Ronel! Ti që ke qenë gjithmonë e qeshur, qejflie (shishja me foton e dytë është bosh normalisht), një hap para me demostrim sërish në foto, që e do jetën pafund, që do njerëzit me gjithë shpirt, muzikën, dashurinë, pozitivitetin! Kam punu për këtë ditë prandaj po uroj veten! Të dua shumë Ron!”, shkruan këngëtarja krahas fotove ku pozon në një moshë shumë të vogël.

Këngëtarja ka marrë shumë urime nga miq dhe fansa të saj, të cilët nuk kanë harruar ti urojnë asaj shumë vite të lumtura dhe plot sukses.

https://www.instagram.com/p/CEnEB2KlbID/

Link: https://www.instagram.com/p/CEnEB2KlbID/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CEkZFHsFkDo/