Sinan Hoxha është një prej këngëtarëve më të dashur të të gjitha kohëve.
Këngët e tij janë pëlqyer gjithmonë nga publiku dhe këngëtari ka arritur të rrëmbejë simpatinë e fansave me këngë dhe projekte muzikore që janë shndërruar menjëherë në hite.
Ai ka arritur të tërheqë gjithmonë vëmendjen duke sjellë herë pas herë këngë që kanë mbetur gjatë në memorien e publikun dhe veçanërisht të fansave të tij.
Sot këngëtari feston ditëlindjen dhe me siguri kjo ditë e ka gjetur pranë familjes, bashkëshortes Andrës dhe të birit Ansit.
Ai në fakt në rrjetet sociale nuk ka zbuluar asnjë detaj lidhur me këtë ditë speciale duke preferuar të qëndrojë në heshtje.
Një javë më parë ai dhe Andrra kujtuan 5 vjetorin e ceremonisë së dasmës.
Ishte Andrra ajo që solli në kujtesë këtë ditë me disa foto shumë të bukura nga dita e tyre speciale.
Ajo u kujdes gjithashtu që të linte një mesazh shumë të bukur dashurie për këngëtarin në këtë përvjetor.
https://www.instagram.com/p/CEou7jTn5rT/Link: https://www.instagram.com/p/CEou7jTn5rT/
https://www.instagram.com/p/CC52P_tHeNv/Link: https://www.instagram.com/p/CC52P_tHeNv/
https://www.instagram.com/p/CEY8PrkllWh/Link: https://www.instagram.com/p/CEY8PrkllWh/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B0mGUgkn4l0/