Home ShowBiz Roberti dhe Renee në foton më unike së bashku, duken kaq të lumtur
Roberti dhe Renee në foton më unike së bashku, duken kaq të lumtur
0

Roberti dhe Renee në foton më unike së bashku, duken kaq të lumtur

0
0

Këngëtari Robert Berisha prej kohësh është vënë në qendër të vëmendjes dhe çdo veprim i tij shihet me mjaft interes nga media.

Ai u përfol gjatë kur deklaroi ndarjen nga këngëtarja Nora Istrefi, më pas u përfol për një lidhje me modelen Xhesika Kadiu, konfirmuar nga vetë ajo, por nga Roberti asnjë koment.

Ndërkaq këngëtari ka thënë gjithmonë se është beqar dhe se nuk ka në plan të martohet sërish.

Këngëtarin ndërkohë e shohim shpesh të kalojë kohë me të bijën Renee me të cilën ndan momentet më të bukura edhe në rrjetet sociale.

Në një foto të postuar së fundmi ai shfaqet me të bijën në makinë teksa shfaqen të lumtur ndërsa përqeshin me gjuhën jashtë.

Renee është fëmija i vetëm i Norës dhe Robertit që këtë vit festoi 5  vjetorin e lindjes me një super festë të organizuar nga prindërit në oborrin gjigand të shtëpisë së këngëtares.

Robertiii

Link: https://www.instagram.com/robertberishaofficial/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CAPc9QPnH_A/