Home ShowBiz Fjolla blen shtëpi dhe publikon pamjet e vilës luksoze
Fjolla blen shtëpi dhe publikon pamjet e vilës luksoze
0

Fjolla blen shtëpi dhe publikon pamjet e vilës luksoze

0
0

Fjolla Morina është një prej këngëtareve më të suksesshme vitet e fundit.

Ajo ka publikuar kohët e fundit disa projekte muzikore të cilat janë përkthyer menjëherë në sukses dhe janë mirëpritur nga publiku dhe fansat.

Vetëm kënga e saj e fundit “Kape” e publikuar 4 ditë më parë ka arritur në fare pak kohë një numër rekord klikimesh duke u pëlqyer shumë nga fansat e këngëtares.

Fjollën e shohim vazhdimisht aktive edhe në rrjetet sociale ku poston jo vetëm të rejat në fushën profesionale, por detaje të ndryshme nga jeta e saj familjare.

Këngëtarja ka njoftuar se ka blerë një shtëpi të re dhe ka postuar në instastory një foto teksa pozon jashtë shtpëisë gjigande ndërsa shkruan: “E bekuar në shtëpinë time të re”

Shtëpia i ngjan një vile, me oborr gjigand dhe me super hapësirë.

Fasada e shtëpisë është e lyer në ngjyrë kafe dhe të bardhë dhe shohim se këngëtarja është vërtetë shumë e lumtur me shtëpinë e saj të re.

fjollamorina

Link: https://www.instagram.com/fjolla.morina/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CEw9N-vpOI4/