0
0
Të punosh përditë nuk është gjithmonë gjëja më argëtuese dhe kjo varet sidomos nga lloji i punës, niveli i ngarkesës dhe stresit që ka lloji i punës që bëni.
Nëse puna është shndërruar në një stres për motive nga më të ndryshmet më poshtë do t’ju rendisim disa metoda të thjeshta se si ta shmangni atë pa u munduar shumë.
- Krijoni raporte pozitive me kolegët dhe eprorët, ndajini me ta idetë tuaja, po ashtu edhe pakënaqësitë apo shqetësimet që mund të keni duke u munduar ti jepni zgjidhje.
- Bëni aktivitet fizik. Kryerja e ushtrimeve apo një shëtitje në ajër të pastër për të paktën 30 minuta gjatë ditës do t’ju largojë jo vetëm stresin por edhe lodhjen e ditës.
- Ushqehuni shëndetshëm duke evituar ushqimet tip fast food dhe duke konsumuar sa më shumë fruta dhe perime.
- Flini gjumë mjaftueshëm. Mos e torturoni vetëm duke qëndruar deri vonë, vendosni orare fjetjeje dhe zgjimi për të përballuar ditën me më shumë sukses.
- Vendosni prioritete dhe organizohuni më mirë. Gjatë ditës është e domosdoshme që të bëni pushime të rregullta midis orëve, të vendosni me prioritet më të lartë detyrat që kanë më shumë rëndësi dhe delegoni gjërat që nuk janë përgjegjësia juaj.
- Braktisni zakonet e këqija, nuk duhet të jeni perfektë në çdo gjë dhe mendoni pozitivisht për të patur më shumë rezultat.
Link: https://snacknation.com/blog/how-to-reduce-stress-at-work/
Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/vGgn0xLdy8s