COVID-19, dy pacientë ndërrojnë jetë, kurba e të infektuarve sërish në rritje
0
0
156 raste të reja pozitive me COVID-19 i janë shtuar listës së të infektuar gjatë 24 orëve të fundit.
Në komunikimin e saj zyrtar Ministria e Shëndetësisë njofton gjithashtu se kanë ndërruar jetë dy qytetarë ndërsa listës së të shëruarve i janë shtuar 62 persona të tjerë.
Aktualisht në të dyja spitalet në vend ndodhen të shtruar 188 pacientë, 20 prej të cilëve në terapi intensive dhe 7 të intubuar.
Ekspertë të Ministrisë bëjnë apel që të tregohet më shumë kujdes dhe të gjithë ata që kanë simptoma të sëmundjes, apo që rezultojnë pozitiv të kontaktojnë me mjekun e familjes për të marrë mjekimin e nevojshëm.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=to9nYryiyGs
Burimi i fotos: https://new.shendetesia.gov.al/