Home Aktualitet Arti në zi, ndërron jetë aktorja e famshme e “Games of Thrones”
Arti në zi, ndërron jetë aktorja e famshme e “Games of Thrones”
0

Arti në zi, ndërron jetë aktorja e famshme e “Games of Thrones”

0
0

Aktorja e njohur Diana Rigg ka ndërruar jetë në moshën 82 vjeçare.

Ajo u bë e famshme për një sërë rolesh në seriale të ndryshme siç ishte roli i Emma Peel tek Avengers apo rolin e Olenna Tyrell në serialin e fashmën “Games of Thrones”.

Vajza e aktores tha se e ëma ndërroi jetë pasi u diagnostikua me tumor në mars të këtij viti.

“Ajo i kaloi muajt e fundit të jetës së saj me gëzim dhe duke reflektuar mbi jetën e saj të jashtëzakonshme, mbushur me dashuri, të qeshura dhe krenari për profesionin”, tha e bija e saj në një status në rrjetet sociale.

Aktorja numëron gjithashtu shumë role edhe në filma të ndryshëm gjatë karierës së saj në kinematografi.

Miq, kolegë dhe bashkëpunëtore të saj janë shprehur të hidhëruar për largimin e saj nga jeta, ndërsa i kanë shprehur familjes ngushëllimet për humbjen.

diana rigg

Link: https://www.facebook.com/JamesBond007

Burimi i lajmit: https://www.bbc.com/news/entertainment-arts-54106509