Home ShowBiz Dj Geek festoi ditëlindjen, Dafina i bën dhuratën e pazakontë
Dj Geek festoi ditëlindjen, Dafina i bën dhuratën e pazakontë
0

Dj Geek festoi ditëlindjen, Dafina i bën dhuratën e pazakontë

0
0

Dj Geek festoi 28 vjetorin e lindjes një ditë më parë dhe miq e të afërm të tij i kishin përgatitur një surprizë shumë të veçantë.

Mes të ftuarve dhe organizatorëve të festës ka qenë padyshim edhe Dafina.

Këngëtarja përveçse e ka uruar duke i kënduar këngën “Happy Birthday, ka menduar që ta surprizojë duke i organizuar ditëlindjen së bashku me miqtë dhe kolegët ndërsa shihet teksa i dhuron një lule të vogël të verdhë.

Megjithatë nuk është kjo dhurata e vetme që ai mori nga këngëtarja, pasi Dj Geek tregoi gjithashtu se mori edhe një palë atlete dhuratë të cilat i kanë pëlqyer shumë jo vetëm sepse janë të bukura, por sepse janë zgjedhur nga Dafina për të.

Ata të dy patën një lidhje të shkurtër së bashku, por që zgjati shumë pak dhe pavarësisht ndarjes ata vazhdojnë të jenë miq të mirë me njëri tjetrin.

dj geek

Link: https://www.instagram.com/djgeek/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CAipMBAlgfM/https://www.instagram.com/p/Bt8tfHvBLPU/