Home ShowBiz Alketa rikthehet në Sanremo, por këtë herë me një rol të ri
Alketa rikthehet në Sanremo, por këtë herë me një rol të ri
0

Alketa rikthehet në Sanremo, por këtë herë me një rol të ri

0
0

Moderatorja Alketa Vejsiu bëri bujë në fillim të këtij viti teksa u shfaq në krah të Amadeus duke prezantuar Sanremon në një prej netëve të festivalit.

E para shqiptare që ngjitej në skenën e famshme të Ariston përkrah një prej figurave më të njohura të ekraneve në Itali padyshim që nuk mund të kalonte pa vëmendje si nga mediat italiane ashtu edhe nga ato shqiptare.

Moderatorja shqiptare arriti të pushtonte skenën dhe të bënte të gjitha mediat italiane të flisnin për të.

Mesa duket prezantimi i saj është pëlqyer dhe mediat italiane thonë se ajo do të rikthehet sërish në Sanremo, por këtë herë me një rol të ri.

Nuk dihet saktësisht se çfarë do të bëjë Alketa në Sanremo 2021, por revista “Chi” e ka bërë të sigurt prezencën e saj, duke treguar se në fakt ajo nuk do të jetë përkrah Amadeus, por pritet të ketë një hapësirë të sajën në një nga 5 netët e festivalit.

Kujtojmë se Sanremo 2021 do të mbahet nga data 2 deri në 6 mars.

https://www.instagram.com/p/CE96o9ZFLk9/

Link: https://www.instagram.com/p/CE96o9ZFLk9/

https://www.instagram.com/p/B8RNAl_nKf1/

Link: https://www.instagram.com/p/B8RNAl_nKf1/

https://www.instagram.com/p/B8OjLjVHJWV/

Link: https://www.instagram.com/p/B8OjLjVHJWV/

Burimi i lajmit: https://www.optimagazine.com/2020/09/05/i-metallica-riscrivono-nothing-else-matters-per-disney-lars-ulrich-il-presidente-e-nostro-fan/191590

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8PlKxAHp6p/