Home ShowBiz Rezarta Shkurta- Prova se sirenat ekzistojnë
Rezarta Shkurta- Prova se sirenat ekzistojnë
0

Rezarta Shkurta- Prova se sirenat ekzistojnë

0
0

Ajo është një prej femrave sipërmarëse më të suksesshme në vend.

Prej vitesh drejton një kompani shumë të suksesshme përmes të cilës fikson momentet më të bukura të fëmijëve dhe çifteve të reja.

Nëse do të shohim profilin e Rezarta Shkurtës në instagram mbizotërojnë fotot e bukura, ngjyrat, kombinimet interesante dhe një botë e tërë fëmijësh ku gjen vetëm paqe.

Megjithatë përveç fotove dhe videove të fëmijëve, Rezarta sjell gjithashtu edhe momente të veçanta nga përditshmëria apo pushimet e saj.

Këtë herë ajo sapo na vërtetoi se sirenat ekzistojnë vërtetë përmes një videoje unike xhiruar nën ujë.

Rezarta është veshur si një sirenë, ndërsa është duke notuar nën ujë dhe lëvizjet e saj nuk kanë asnjë ndryshim nga ato të sirenave.

Gjatë gjithë videos të krijohet përshtypja se po sheh një sirenë të vërtetë e cila po shëtit në territorin e saj dhe kjo falë lëvizjeve të shkathëta të Rezartës nën ujë që nuk kanë asnjë ndryshim nga ato të sirenave.

“Në ujë, vendi ku jam rritur”, shkruan Rezarta krahas videos ku shohim se ka arritur të tërheq vëmendjen e të gjithë miqve dhe fansave të saj, të cilët kanë mbetur pa fjalë nga lëvizjet e saj.

https://www.instagram.com/p/CFHBbXpjnjN/

Link: https://www.instagram.com/p/CFHBbXpjnjN/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CCax6KVpHp3/