Të gjithë nxënësit e sistemit parauniversitar kanë nisur sot vitin e ri shkollor.
Dikush në klasë të parë, dikush në kopësht e dikush tjetër ka nisur vitin e ri të një klase tjetër, por për të gjithë ky është padyshim një vit i veçantë ku edhe mësimi do të realizohet ndryshe në kushtet e pandimisë.
Kopështin e ka nisur edhe Ansi, djali i Sinanit dhe Andrrës i cili duket kaq i lumtur dhe i buzëqeshur në ditën e parë të kopështit.
Andrra ka postuar në instagramin e saj një foto të të birit me çantën në krah dhe me një super buzëqeshje.
“Një vit të mbarë shpirti i mamit”, shkruan Andrra krahas fotos së Ansit i cili duket shumë i lumtur që do të rinisë kopështin.
Krahas fotos shohim qindra urime për vogëlushin në ditën e parë të kopështit nga miq, fansa dhe të afërm të Andrrës.
https://www.instagram.com/p/CFG7JZVlbnM/Link: https://www.instagram.com/p/CFG7JZVlbnM/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BzEAAkJlTwm/