Home Aktualitet E fundit/ tre persona ndërrojnë jetë, situata në spital e qëndrueshme
E fundit/ tre persona ndërrojnë jetë, situata në spital e qëndrueshme
0

E fundit/ tre persona ndërrojnë jetë, situata në spital e qëndrueshme

0
0

144 raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar si rezultat i testimeve të kryera në 24 orët e fundit në të gjithë vendin.

Si gjithmonë numri më i lartë i rasteve është rregjistruar në kryeqytet.

Pavarësisht përpjekjes së mjekëve tre persona nuk kanë mundur dot ta fitojnë betejën me sëmundjen duke ndërruar jetë.

Ministria e Shëndetësisë njofton ndërkohë se situata në të dyja spitalet në vend është aktualisht e qëndrueshme.

174 persona janë duke marrë shërbim spitalor, 16 prej të cilëve në terapi intensive dhe 6 të intubuar.

Ndërsa të shëruar numërohen 65 persona duke e çuar në 6733 numrin total të të shëruar që prej fillimit të epidemisë.

Ekspertë Ministrisë vazhdojnë të përsërisin apelin për të respektuar rregullat e higjenës dhe për përdorimin e maskave sidomos në këtë periudhë kur rreziku është më i madh prej fillimit të vitit të ri shkollor.

https://www.youtube.com/watch?v=UqjflMQeBHk

Link: https://www.youtube.com/watch?v=UqjflMQeBHk

Burimi i fotos: https://new.shendetesia.gov.al/