Home ShowBiz Kërcim sensual me partnerin, Adelina sjell videot unike teksa argëtohet pranë të shoqit
Kërcim sensual me partnerin, Adelina sjell videot unike teksa argëtohet pranë të shoqit
0

Kërcim sensual me partnerin, Adelina sjell videot unike teksa argëtohet pranë të shoqit

0
0

Adelina Tahiri prej vitesh tashmë është e martuar me një avokat të famshëm maqedonas me të cilin ka edhe një djalë.

Këngëtaren e shohim shpesh herë aktive në rrjetet sociale ku ndan me ndjekësit momentet më të bukura nga përditshmëria e saj.

Adelina ka ndarë këtë herë me fansat disa video nga mbrëmja e kaluar ku shihet nën shoqërinë e bashkëshortit dhe një çifti miqsh.

Ata ndodhen në një bar me muzikë live ku këngëtarja shfaqet e veshur me një bust ngjyrë rozë me dekoldenë e hapur ndërsa po shijon tingujt e muzikës.

Ajo ndodhet pranë bashkëshortit i cili shfaqet duke kërcyer farë pranë saj, ndërsa të dy bashkë duken kaq të lumtur nën shoqërinë e njëri tjetrit duke shijuar në maksimum muzikën dhe duke kërcyer.

Këngëtarja është bërë shpesh herë objekt kritikash sidomos nga ndjekësit të cilët e komentojnë vazhdimisht sidomos për diferencën e madhe në moshë me bashkëshortin.

Por Adelina ka treguar vazhdimisht se nuk e ka aspak problem dhe se është shumë e lumtur pranë tij.

Link: https://www.instagram.com/adelina_tahiri1/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6T-LCbFVwq/