Home ShowBiz “S’keni parë gjë akoma..”, Salsano rrëfen të vërtetat mbi “Portokalli”
“S’keni parë gjë akoma..”, Salsano rrëfen të vërtetat mbi “Portokalli”
0

“S’keni parë gjë akoma..”, Salsano rrëfen të vërtetat mbi “Portokalli”

0
0

Spektakli i humorit “Portokalli” u vu së fundmi në qendër të vëmendjes për shkak të thashethemeve lidhur me largimin e rregjisorit e më pas dy prezantuesve Xhemit dhe Salsanos.

Madje u tha se spektakli nuk do të transmetohej më në “Top Channel”, por duket se çdo gjë ka qenë një thashethem.

Ka qenë vetë Salsano Rrapi ai që ka hedhur poshtë çdo dyshim duke postuar në instagramin e tij një video ku tregon qartë se ai do të jetë pjesë e “Portokallisë”.

Në video shohim aktorin Irgen Çela që del nga një e çarë e tavolinës së punës duke gjuajtur kolegët të ulur në karrige.

Në momentin që ata i thërrasin për të dalë prapë që ta gjuajnë, del Salsano i cili krahas videos shkruan: “Nuk keni parë gjë akoma”

Pra, “Portokalli”, do të trasmetohet edhe këtë sezon në “Top Channel” dhe Salsano do të jetë një prej moderatorëve.

Nuk e dimë se çfarë do të ndodhë me Xhemin, pasi vetë ajo konfirmoi se nuk do të jetë më moderatore e spektaklit, por gjithsesi mbetet për t’u parë kur të nisë sezoni i ri.

Link: https://www.instagram.com/salsanorrapi/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CBtWIppgIZc/