Home ShowBiz Publikohet “Me zemër”, Ingridi sjell një tjetër hit që nuk duhet humbur
Publikohet “Me zemër”, Ingridi sjell një tjetër hit që nuk duhet humbur
0

Publikohet “Me zemër”, Ingridi sjell një tjetër hit që nuk duhet humbur

0
0

Këngëtarja Ingrid Gjoni është padyshim një prej këngëtareve më të dashura për publikun.

Ajo është mjaft aktive në muzikë ku e shohim të sjellë herë pas here projekte shumë të suksesshme muzikore.

Një prej tyre është edhe bashkëpunim me Vida Kunorën, një këngë shumë e bukur e publikuar pasditen e djeshme.

“Me zemër”, është një këngë me motive patriotike dhe me një ritëm shumë të veçantë që të mbetet në mendje sapo e dëgjon për herë të parë.

Kënga shoqërohet nga një klip shumë original, pjesë e të cilit është djali i këngëtares Paridi si dhe mbesa, vajza e Inisit, Coco Antonel.

Ata shfaqen në klip me veshje tradicionale dhe i kanë dhënë shumë hijeshi klipit dhe vetë këngës.

“Me zemër” është publikuar vetëm pak orë më parë dhe në fare pak kohë ka arritur të dëgjohet dhe klikohet nga shumë fansa dhe dashamirës të muzikës së dy këngëtareve të njohura.

https://www.youtube.com/watch?v=SN2wrwqNH-U

Limk: https://www.youtube.com/watch?v=SN2wrwqNH-U