Home Aktualitet Këngëtarja shqiptare në zi, “Zemra më është ndarë në 1 milion copa”
Këngëtarja shqiptare në zi, “Zemra më është ndarë në 1 milion copa”
0

Këngëtarja shqiptare në zi, “Zemra më është ndarë në 1 milion copa”

0
0

Këngëtarja e njohur Ava Max ka humbur sot një prej njerëzve të saj më të dashur dhe lajmin e ka ndarë vetë në rrjetet sociale.

Ajo ka postuar në instagram disa foto bardh e zi të gjyshit të saj Dionis Koçi shoqëruar me një shkrim të gjatë dhe prekës.

Ajo ka shprehur gjithë dhimbjen për largimin nga jeta të gjyshit të saj ndërsa e quan atë një person që gjithmonë ishte në humor të mirë dhe shumë bujar.

“Sot dhe çdo ditë, unë do të nderoj gjyshin tij të mrekullueshëm Dionis Koçi. Sot ai u largua në paqe dhe ndërsa jam duke shkruar, zemra ime është e ndarë në një milion copa, por dua të ndaj këto foto të bukura të tij në Shqipëri. Ai ishte një comedian dhe një aktor. E di që dashurinë për skenën e mora prej tij. Ai ishte më gazmori dhe shpirti më unik, personi që gjithmonë të bënte për të qeshur dhe shumë bujar. Kështu do ta mbaj mend gjithmonë gjyshin tim. Ti më dhe krahët të performoj dhe qëndrove aq gjatë sa të arrije debutimin e albumit tim. E di që do të jesh në atë skenë me mua. Të dua”, shkruan Ava në mesazhin e saj.

Ajo ka marrë ndërkaq shumë mesazhe ngushëllimi nga miq dhe fansa të saj.

https://www.instagram.com/p/CFa60XBl6v0/

Link: https://www.instagram.com/p/CFa60XBl6v0/

https://www.instagram.com/p/CFXrLzrlnl8/

Link: https://www.instagram.com/p/CFXrLzrlnl8/