Këngëtarja e njohur Lady Gaga gjatë një interviste për “CBS Sunday Morning” ka rrëfyer hapur problemet me shëndetin mendor.
Ajo ka treguar se dikur e ka vuajtur shumë famën dhe madje për një kohë të gjatë ka menduar përditë që të vrasë veten.
Gaga ka treguar se dikur e urrente faktin që ishte e famshme dhe nëse nuk ka tentuar vetëvrasjen ka qenë vëtëm për shkak të familjes së saj.
Këngëtarja ka treguar se edhe sot e urren kur e fotografojnë, pasi e gjithë kjo i shkakton dhimbje dhe shpesh herë e bënë të ndihet si objekt.
Megjithatë këngëtarja tha se tashmë ka arritur ta mposhtë depresionin.
https://www.instagram.com/p/CFXos0fMdNw/Link: https://www.instagram.com/p/CFXos0fMdNw/
Burimi i lajmit: https://indianexpress.com/article/lifestyle/health/lady-gaga-depression-ptsd-mental-health-6602610/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CFK1aWxskg9/