Arbana Osmani do të rikthehet në “Top Channel” me spektaklin “Dua të të bëj të lumtur” në muajin janar.
Njoftimin e ka dhënë vetë ajo me një status në instagram ku rrëfen se emisioni shumë i dashur për shqiptarët do t’ju falë sërish emocione me historitë e veçanta.
Arbana ka ftuar të gjithë ata që dëshirojnë të jenë pjesë e programit që të dërgojnë historitë e tyre për ti bërë ato publike dhe për të marrë ndihmën e nevojshme nga produksioni.
Ky lajm i ka gëzuar fansat e këtij programi, të cilët mezi presin rikthimin e tij në ekran.
Ndërkohë Arbana ka vendosur t’ju përgjigjet pyetjeve të fansave të cilët e kanë pyetur nëse do ta drejtojë sërish ajo emisionin apo do të merret me bebushin.
Arbana është përgjigjur se do ta prezantojë ajo nëse gjithçka shkon mirë.
https://www.instagram.com/p/CFeWSdlgu-g/Link: https://www.instagram.com/p/CFeWSdlgu-g/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CBqqy6uAY4H/