Home ShowBiz Modelja e famshme bëhet nënë, kjo është fotoja më e bukur e vogëlushes
Modelja e famshme bëhet nënë, kjo është fotoja më e bukur e vogëlushes
0

Modelja e famshme bëhet nënë, kjo është fotoja më e bukur e vogëlushes

0
0

Modelja Gigi Hadid dhe partneri i saj Zayn Malik u bënë prindër për herë të parë .

Lajmin e dha vetë ajo me një foto unike në instagram ku njofton se vogëlushja erdhi në jetë gjatë fundjavës.

Gigi ka postuar një foto të dorës së vogëlushes që ka kapur gishtin e saj ndërsa krahas fotos shkruan: Vajza jonë u bashkua me ne në tokë këtë fundjavë dhe e ka ndryshuar botën tonë, jam kaq e dashuruar”

Një foto edhe më të bukur ka postuar në instagramin e tij Zayn i cili shkruan: “Vajza jonë është këtu e shëndetshme dhe e bukur. Të përpiqem të them se si ndihem tani është një detyrë e pamundur. Dashuria që ndiej për këtë qënie kaq të vogël është përtej të kuptueshmes. Mirënjohës që e njoha, krenar që ta quaj time dhe falënderues për jetën që do të kemi bashkë”

Ata të dy nuk e kanë zbuluar emrin e vajzës, por që të dy ndihen shumë të lumtur për ardhjen e saj.

Vogëlushja erdhi në jetë gjatë fundjavës, por ata të dy vendosën ta japin lajmin vetëm disa orë më parë.

https://www.instagram.com/p/CFgSR7mHV7y/

Link: https://www.instagram.com/p/CFgSR7mHV7y/

https://www.instagram.com/p/CFgP88Ml0NF/

Link: https://www.instagram.com/p/CFgP88Ml0NF/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CEWorgXniHr/