Home ShowBiz Si kurrë më parë dy këngë në një, JLO dhe Maluma sapo thyen rrjetin
Si kurrë më parë dy këngë në një, JLO dhe Maluma sapo thyen rrjetin
0

Si kurrë më parë dy këngë në një, JLO dhe Maluma sapo thyen rrjetin

0
0

Jennifer Lopez dhe Maluma sapo shënuan një super sukses me bashkëpunimin e tyre, publikuar vetëm një ditë më parë.

Dy këngë në një, njëra spanjisht dhe tjetra anglisht, rezultuan një sukses i vërtetë duke arritur të klikohen dhe shpërndahen me miliona herë nga fansat e dyshes.

“Pa ti”, ose (Për ty) dhe “Lonely” (Vetëm), janë dy këngët që për herë të parë vijnë në një të vetme dhe që kanë një stil unik.

Ritmike dhe me një videoklip krejt unik, Jennifer shfaqet tejet sensuale gjatë klipit duke realizuar në pjesën e parë të këngës lëvizje shumë të veçanta, të cilat janë shndërruar në një sfidë për tik tok.

Ndërsa “Lonely” është një këngë më afër baladës, por shumë e veçantë ku Jennifer dhe Maluma shfaqet në disa skena intime.

Kujtojmë se Maluma dhe Jennifer Lopez kanë realizuar edhe një film që do të shfaqet për herë të parë në 14 shkurt të vitit që vjen.

https://www.youtube.com/watch?v=A1kuaEuLX78

Link: https://www.youtube.com/watch?v=A1kuaEuLX78

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CFiDuPCH9fl/