Home ShowBiz Lumi B imiton Taynën kur bën twerk, këngëtarja bën reagimin e papritur
Lumi B imiton Taynën kur bën twerk, këngëtarja bën reagimin e papritur
0

Lumi B imiton Taynën kur bën twerk, këngëtarja bën reagimin e papritur

0
0

Tayna është një prej këngëtareve që më shumë se kushdo tjetër arrin të krijojë një super atmosferë në koncertet e saj.

Kjo sidomos për shkak të përformancave të saj të nxehta, ku shpesh herë e kemi parë të bëjë twerk në skenë.

Kërcimi i saj i famshëm këtë herë është imituar nga këngëtari Lumi B, i cili gjatë një koncerti ku këndon me Ledrin, vendos të imitojë Taynën duke bërë twerk njësoj si këngëtarja.

Kjo video është pëlqyer mesa duket edhe nga vetë këngëtarja e cila e ka postuar në instastory duke bërë tag dy këngëtarët dhe duke e shoqëruar videon me një emoji që qesh me lot dhe një zemër.

Në fakt performanca e këngëtarit është kaq e këndshme dhe duket se ka elektrizuar të gjithë të pranishmit në skenë, të cilët dëgjohet të brohorasin dhe të qeshin me kërcimin e tij.

Link: https://www.instagram.com/tayna/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B0CFHAdjLzv/https://www.instagram.com/p/B0CFHAdjLzv/