Home ShowBiz Djali i aktoreve të famshëm pëson aksident, dëgohet me urgjencë në spital
Djali i aktoreve të famshëm pëson aksident, dëgohet me urgjencë në spital
0

Djali i aktoreve të famshëm pëson aksident, dëgohet me urgjencë në spital

0
0

Djali 14 vjeçar i aktorëve meksikane William Levy dhe Elisabeth Gutierrez ka pësuar një aksident në fushën e golfit.

Makina me të cilën po lëvizte është përmbysur dhe ai ka pësuar lëndime të shumta duke përfunduar në spital.

Lajmin e kanë dhënë vetë aktorët të cilët kanë falënderuar të gjithë miqtë dhe fansat që janë lutur për shëndetin e djalit dhe të fëmijëve të tjerë të përfshirë në aksident.

Si William ashtu edhe Elisabeth kanë postuar të njëjtin status ndërsa shpresojnë me besim tek Zoti që Christopher dhe djemtë e tjerë të shërohen sa më shpejt.

“Faleminderit të gjithëve që pa na njohur luteni për djalin tonë Chirstopher si familje. Zoti e shëroftë plotësisht dhe shpejt Chrispfher-in dhe djemtë e tjerë. Me Zotin gjithçka është e mundur dhe ai mbron shërbëtorët e tij që i thërrasin. Ne e dimë që Zoti ishte atje me të dhe fëmijët e tjerë dhe nuk kemi asgjë përveç fjalëve të mirënjohjes ndaj Zotit që nuk na braktis kurrë”, shkruajnë ndër të tjera ata të dy në rrjetet sociale.

https://www.instagram.com/p/CGELJ6ZhR7s/

Link: https://www.instagram.com/p/CGELJ6ZhR7s/

https://www.instagram.com/p/CGEK-h-hMPJ/

Link dhe Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CGEK-h-hMPJ/