Home Aktualitet Muzika në zi, ndërron jetë artisti i famshëm
Muzika në zi, ndërron jetë artisti i famshëm
0

Muzika në zi, ndërron jetë artisti i famshëm

0
0

Kitaristi i njohur Eddie Van Halen ka ndëruar jetë në moshën 65 vjeçare.

Ikona e rrokut botëror ka qenë gjithashtu themeluesi i grupit të famshëm Van Halen dhe ka interpretuar në qindra koncerte rroku me bandën e tij.

Kitaristi ka ndërruar jetë pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.

Njoftimin e ka dhënë djali i tij në Twitter ku lajmëron se i ati ka ndërruar jetë pas betejës me kancerin.

“Ai është babai më i mirë që mund të kërkoja ndonjëherë, çdo moment që kam ndarë me të në skenë dhe jashtë ishte një dhuratë”, shkruan ndër të tjera në statusin e tij i biri.

Për legjendën e rrokut kanë shprehur pafund ngushëllimi miq, kolegë e fansa në të gjithë botën të cilët e kanë konsideruar largimin e tij nga jeta një humbje të madhe për artin dhe sidomos botën e rrokut.

https://www.instagram.com/p/BfCAfs_n6M6/

Link: https://www.instagram.com/p/BfCAfs_n6M6/

Burimi i fotos: https://www.tmz.com/2020/10/06/eddie-van-halen-dead-dies-cancer-65/