Home ShowBiz “Ka pasur pengesa e djaj që donin të na digjnin..”, Big Basta flet pa doreza
“Ka pasur pengesa e djaj që donin të na digjnin..”, Big Basta flet pa doreza
0

“Ka pasur pengesa e djaj që donin të na digjnin..”, Big Basta flet pa doreza

0
0

Këngëtari Big Basta prej vitesh tashmë jeton dhe punon së bashku me bashkëshorten, këngëtaren Vesa Luma dhe të birin Lian në Zelandën e Re.

Ata të dy i shohim vazhdimisht aktiv në rrjetet sociale ku ndajnë me fansat momente të bukura familjare nga përditshmëria e tyre.

Në një foto të fundit familjare ku pozon me Vesën dhe me të birin, këngëtari ka rrëfyer gjithë vlerat që ka familja si dhe vështirësitë që kanë hasur në jetë.

“Familja është gjëja më e shenjtë në këtë univers! Jam I bekuar çdo të mijtat e sekondit që jam I rrethuar me energji pozitive, me fëmijë, nipër e mbesa, me buzëqeshje dhe qetësi shpirtërore.. Në të gjithë rrugëtimin deri më sot, asnjë nuk ka qenë e lehtë sikur duket në foto. Ka pasur pengesa, lot, premtime. Djaj që donin të na digjnin dhe budallenj që mendonin se kishin të drejtë të gjykonin vendimet tona. Në fund të fundit, është jeta jonë dhe vendosim ne për të. Uroj me shpirt të jeni sa më të lumtur dhe të kaloni çdo pengesë në jetë. Uroj të keni familjet sa më mirë dhe fëmijët t’ju kenë shëndet! Sa jeni në kohë dhe për aq sa keni në dorë, vendosni për të ardhmen e tyre. Gishtin e mesit për atë që ju bllokon ëndrrat dhe kokën lart se jeni heronj në sytë e familjes suaj! Kemi nevojë për njëri tjetrit në këto kohë injorance”, shkruan këngëtari në statusin e tij në instagram.

https://www.instagram.com/p/CGKAzWCpvka/

Link: https://www.instagram.com/p/CGKAzWCpvka/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CGB5nuZJEO_/