Home ShowBiz Me Zërin në krahë, Elita rrëfen emocionet teksa e sheh të rritet
Me Zërin në krahë, Elita rrëfen emocionet teksa e sheh të rritet
0

Me Zërin në krahë, Elita rrëfen emocionet teksa e sheh të rritet

0
0

Elita Rudi do të bëhet shumë shpejt nënë për herë të dytë.

Ajo dhe Gjiko janë në pritje të një vajze këtë herë dhe shumë shpejt do ti dhurojnë Zërit një motër.

Moderatorja është shumë aktive në rrjetet sociale ku shpesh herë e shohim të ndajë momente shumë të ëmbla pranë të birit.

Në disa foto të postuara në instagram, Elita pozon bashkë me vogëlushin dhe krahas fotos i dedikon atij fjalët më të bukura.

“E di që ti je rritur tani, por zemra ime nuk e kupton këtë. Në zemrën time ti do të jesh gjithmonë vogëlushi im i ëmbël”, shkruan ajo krahas fotove të bukura me të birin në duar.

Zëri është tashmë një vit e gjysmë dhe jo vetëm që është rritur, por gjithnjë e më shumë po shndërrohet në një bukurosh të vërtetë.

https://www.instagram.com/p/CGKdTFYhixA/

Link: https://www.instagram.com/p/CGKdTFYhixA/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CD6iyCclB4y/