Home ShowBiz “Familja ime e do, ai është i duhuri”, Bebe flet për herë të parë për partnerin
“Familja ime e do, ai është i duhuri”, Bebe flet për herë të parë për partnerin
0

“Familja ime e do, ai është i duhuri”, Bebe flet për herë të parë për partnerin

0
0

Këngëtarja Bebe Rexha prej kohësh tashmë është në një lidhje me kineastin Keyan Sayfari.

Në një intervistë për mediat ajo ka folur për herë të parë për raportin me partnerin duke treguar se ai është një burrë i mrekullueshëm të cilin e do edhe familja e saj.

Ajo tha për “Entertainment Tonight” se ky djalë është i duhur, kujdeset shumë për të dhe e kupton shumë mirë karrierën e saj artistike.

“Ai është një person i mrekullueshëm dhe më bën shumë të lumtur”, mësohet të ketë thënë këngëtarja shqiptare.

Bebe dhe Keyan kanë filluar të dalin bashkë në fillim të këtij viti dhe gjithë periudhën e karantinës e kaluan nën shoqërinë e njëri tjetrit.

Këngëtarja e bëri publike lidhjen në ditëlindjen e tij me anë të një fotoje ku pozonin së bashku, por pa e zbuluar identitetin e tij.

Link: https://people.com/music/bebe-rexha-talks-new-boyfriend-keyan-safyari/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B1MQKihFZLt/