Enca festoi një ditë më parë 25 vjetorin e lindjes dhe në festën e saj ishte menduar çdo gjë me detaje.
E konceptuar në formën e një party me pizhama, në festën e këngëtares nuk mungoi argëtimi, muzika dhe festimet e çmendura deri në orët e para të mëngjesit.
Në qendër të ambjentit ku u organizua festa ishte shkruar: “Dhipi ma i fortë i bon 25”, ndërsa të gjithë pa përjashtim ishin veshur me pizhama.
Në festën e saj nuk munguan Ermal Mamaqi, Ami, thuajse të gjithë aktorët e “I love Tropoja” si dhe shumë personazhe të tjerë të njohur të cilët i pamë të nxirrnin pizhamat dhe të festojnë duke uruar këngëtaren në 25 vjetorin e lindjes.
Ndërkaq një detaj shumë i veçantë ishte edhe torta me tre kate dhe disa femra sensuale.
Link: https://www.instagram.com/enca/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B-zl9r0HpQu/