Home ShowBiz Sulm paniku në dasëm, Ermali tregon se si çuan me urgjencë në spital
Sulm paniku në dasëm, Ermali tregon se si çuan me urgjencë në spital
0

Sulm paniku në dasëm, Ermali tregon se si çuan me urgjencë në spital

0
0

Ermal Fejzullahu ashtu si shumë këngëtarë të tjerë gjatë periudhës së verës ka qenë gjithmonë i angazhuar me dasma.

Gjatë një interviste për “Prive”, ku ka përmenduar 5 data të rëndësishëm për të, ai ka kujtuar një moment të frikshëm në 2015 kur është ndier keq kur ishte i ftuar për të kënduar në një dasëm.

Ai tregoi se gjatë asaj dite ka qenë pa qejf dhe në momentin që po bëhej gati për të kënduar pati rrahje të forta zemre dhe mbajtje fryme.

Menjëherë dikush e ka çuar në spital dhe më pas ai është rikthyer për të kënduar.

Këngëtari tregon se më vonë e ka marrë vesh që në fakt ka qenë thjesht një sulm paniku, pasi kishte bërë të gjitha analizat dhe madje mendonte se kishte diçka tjetër.

Ai tregon gjithashtu për një kohë të gjatë më pas ka pasur probleme me frymëmarje, por që në fakt rezultoi të ishte thjesht psikologjike, pasi ai ishte shumë nga ana shëndetësore.

https://www.youtube.com/watch?v=nE114p6_aCA&t=676s

Link: https://www.youtube.com/watch?v=nE114p6_aCA&t=676s

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CBY3SllBeZQ/